Pëllumb Bajqinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë është votuar Pëllumb Bajqinovci. Votimi i këtij të fundit ka ardhur në seancën e jashtëzakonshme që është mbajtur sot, e cila është thirrur nga asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë.
Bajqinovci është zgjedhur në pozitën e kryesuesit të Kuvendit, ndonëse Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita në fjalë.
Kujtojmë që, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dhënë dorëheqje më 8 qershor nga partia. Ndërsa, ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet asnjë partie apo grupi tjetër politike dhe do të jetë i pavarur.
Ai këto i ka bërë të ditur gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku janë shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.