Peja formon shtab emergjent
Lexohet për: 2 min.
vershime
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Pejës ka njoftuar se kanë krijuar një shtab emergjent i cili është i përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.

Në njoftimin e komunës thuhet se së bashku, do ta tejkalojnë këtë sfidë.

“Në ditët e fundit, komuna jonë është përballur me intensifikimin e reshjeve të shiut dhe shfaqjen e vërshimeve në disa zona të rëndësishme të qytetit. Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror. Shtabi Emergjente është formuar në këtë përbërje: Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës; Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor në Pejë;Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës; Mirzet Džogović – Nënkryetar për Komunitete të Komunës së Pejës; Gezim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim; Butrint Lajqi - Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;Agron Nikçi – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike; Tahir Shala – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi;Jeton Abazaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;Edonjeta Berisha – Drejtoreshë për Punë Inspektuese; Diellëza Berisha – Shefja e Kabinetit dhe Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, Shtabi Emergjent ka organizuar një ekip koordinues që do të minitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve.

“Linjat emergjente janë të hapura për të gjithë qytetarët për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:POLICIA: 192, ZJARRËFIKËSAT: 193, NDIHMA E SHPEJTË: 194, KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (Zëdhënësi, z. Faik Zekaj). Shtabi Emergjent është i përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Së bashku, do ta tejkalojmë këtë sfidë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024