Organizata Volontari nel Mondo – RTM në implementim të projektit PEDAKOS për edukim parashkollor, krahas aktiviteteve tjera është duke vazhduar me realizimin e programit të trajnimit dy vjeçar, kurs ky i miratuar dhe licencuar nga MASHTI në Kosovë.
Andaj, në kuadër të programit të trajnimit dy vjeçar gjatë javës së kaluar u realizuan trajnime të Modulit mbi Projektimin/Hartimin dhe Dokumentimin për personelin edukativ të kopshteve përfituese, trajnime që u mirëpriten në Pejë Prishtinë dhe Shtime.
Programi trajnimit dy vjeçar inspirohet nga Qasja Reggio Emilia, filozofi kjo edukative e bazuar në imazhin e një fëmije me potencial të fortë për zhvillim dhe subjekt të të drejtave, i cili mëson përmes njëqind gjuhëve që u përkasin të gjitha qenieve njerëzore dhe që rritet në marrëdhënie me të tjerët.
Pra, përgjatë javës dytë të marsit u realizua një pjesë e modulit të trajnimit mbi Hartimin, vëzhgimin dhe dokumentimin e të mësuarit, që synon forcimin e aftësive të projektimit dhe dokumentimit nga ana e edukatoreve me qëllim të fleksibilitetit dhe gjuhës miqësore ndaj fëmijëve, brenda objektivave të përcaktuara nga Kurrikula dhe Standardet e të Mësuarit. Moduli trajnimit solli tri të arriturat kryesore ku pjesëmarrëset paten mundësi të mësojnë dhe praktikojnë mbi planifikimin e aktiviteteve edukative të përqendruara tek fëmija dhe të vendosura në kontekstin e tyre të përditshëm, të mesojnë dhe ushtrohen mbi vëzhgimin e fëmijëve gjatë procesit edukativ dhe rëndësine e stimulimit të fëmijëve përmes pyetjeve që thellojnë reflektimin dhe imagjinatën, pa përdorur modele të paracaktuara, dhe si arritje e tretë shumë e rëndësishme ishte marrja e njohurive dhe ushtrimeve të reja rreth dokumentimit, përgatitja dhe zbatimi e aktiviteteve përmes fotografive, videove dhe shënimeve të përshtypjeve të fëmijëve, duke marrë parasysh përparimin individualë dhe të grupit.
Gjatë gjithë trajnimit pjesëmarrësit paten mundësi të bashkëbisedojnë dhe të anazlizojnë së bashku me trajnerin nga Reggio Emilia qeshtjtet me interes të tyre lidhur me temen si dhe të bëjnë prezantime mbi projektet e para edukative të realizuara me fëmijë, praktikë kjo e cila ndihmoj pjesëmarrësit të analizojnë punen e tyre mbi projektet e reja të bëra nga ta dhe të kolegeve të tyre me prezencen e trajnerit.
Moduli trajnimit mbi Projektimin dhe Dokumentimin do të vazhdoj edhe gjatë këtij vitit përmes trajnimeve për edukatore dhe drejtoresha të kopshteve që do të organizohen në Itali dhe Kosovë me prani fizike. Pra, Programi i trajnimit dy vjeçar në kuadër të projektit PEDAKOS është duke vazhduar në mënyrë të kordinuar me akterët kyç të sistemit të edukimit parashkollor në Kosovë dhe me kopshtet përfituese dhe stafin e tyre, iniciativë kjo e financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe e zbatuar në Kosovë nga Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë