PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës
Pdk, Mustafa
25/03/2026 - 13:41
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës kërkon ulje të menjëhershme të taksave për derivatet e naftës dhe masa tjera konkrete në mbrojtje te bujqve dhe prodhuesve vendorë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa në një konferencë për medie tha se Kosova ka hyrë në një valë të re dhe të ashpër të rritjes se çmimeve.

Ai tha se në situata të tilla qytetari dhe prodhuesit vendorë kanë nevojë për dorën e shtetit.

“Ajo dorë e shtetit, po shihet, ata që sot e qeverisin Kosovën janë ata edhe te vitit 2022 kur lejuan që vala e inflacionit të ndodhë lirshëm dhe këtë po e bëjnë sot duke qëndruar si spektatorë”, tha ai.

Mustafa kërkoi masa konkrete në këtë drejtim.

“Masa konkrete dhe të drejtpërdrejta për mbrojtjen e bujqve dhe prodhuesve vendorë, përfshirë subvencione shtesë dhe mbështetje për inputet bazë në këtë sezon kritik. Një plan emergjent, të qartë dhe të matshëm, për përballimin e rritjes së çmimeve, që garanton stabilitet për familjet dhe bizneset”, bëri thirrje Mustafa.

Mustafa tutje tha se qeveria nuk e ka opsion largimin e taksës për naftën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026