PDK: Po legjitimohet politizimi i administratës publike dhe po degradohen shërbyesit civil me ligjin për zyrtarët publik
Lexohet për: 1 min.
321989906_699157178379892_4831767207585215532_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e Ligjit për zyrtarët publik, i është miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur antikushtetues projektligjin për zyrtarët publik.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda tha se me këtë ligj ka politizim të skajshën dhe përbën shkelje kushtetuese.

Gruda tha se për këtë ligj, ka pasur kundërshti edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Deputeti Mërgim Lushtaku tha se më këtë ligj po legjitimohet politizimi i administratës publike  dhe po degradohen shërbyesit civil.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025