Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në konferencë për media deklaroi se albumit të skandaleve të kësaj qeverie nuk po i shihet fundi.
Çitaku ka komentuar videon dhe akuzat e Ndue Gjinit ndaj Ridvan Muharremit.
"Nisur nga përmbajtja të deklaratës së dëshmitarit, reagimi i institucioneve të drejtësisë duhet të jetë emergjent. Ju dëgjuat e patë me figurë, dëshmitarin. Tregtia ilegale me arnë, krijimi i dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së, kërkon hetim. Më së paku, deklaratat e Ridvan Muharremit paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejt në drejtësi", deklaroi Çitaku.
Çitaku tha se PDK kërkon edhe hetimin e kryeministrit Albin Kurti.
Ajo komentoi edhe dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
"Kryeministri ka shumë ministra që janë nën hetime, që janë të përfshirë në afera të shumta që ai do të duhej t'i shkarkuar. Për ministrin Mehaj, ai ka nevojë të jap disa përgjigje. A janë të vërteta pretendimet se ka pasur mospajtime deri në përplasje fizike", u shpreh ajo.