Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në seancën e sotme (e mërkurë) të Kuvendit të Kosovës, kërkoi shkarkimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, pas dënimit për mosdeklarim të pasurisë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Hajdari është ministrja e parë në detyrë që është dënuar pasi nuk ka deklaruar pasurinë. Ai fajësoi edhe mazhorancën për pikat e prapambetura nga viti i kaluar të Kuvendit, të cilat po shqyrtohen sot (e mërkurë).
Tahiri kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkojë ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“A nuk janë të mjaftueshme të gjitha këto skandale për të gjithë neve, për kryeministrin Kurti, për këtë mazhorancë që kjo ministre të dorëhiqet dhe të shkarkohet prandaj është e papranueshme dhe fyerje për të gjithë ne, është fyerje për Kosovën dhe ky është standard që po e vendosni ju… Ju kërkoj të gjithë juve që të bëni presion tek kryeministri, të bëni presion që kjo ministre të shkarkohet sepse është ofendim për gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.
“Konsideroj se seriozitetin, përkushtimin dhe angazhimin tonë për mandatet që i kemi marr në trajtim të projektligjeve dhe përmirësim të jetës së qytetarëve të Kosovës mund ta bëjmë me kontributin e drejtpërdrejtë në përmbajtje të këtyre projektligjeve të mos e ndryshojmë agjendën me të cilën jemi ftuar, agjendën të cilën bashkërisht e kemi votuar në kryesi (të Kuvendit). Ju sugjeroj dhe miqësisht ju rekomandoj si kolegë deputetet që të mbesim në kuadër të agjendës së miratuar dhe gjitha temat që kanë trajtimin në ditën e sotme të mbesim në kuadër të seriozitetit dhe rëndësisë që paraqesin”, tha ajo.
Më pas, reagoi përsëri Tahiri, i cili tha se si subjekt politik nuk do të përkrahin asnjë iniciativë që vjen në Kuvendi nga ministrja Hajdari.
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha se me një çështje teknike rreth deklarimit të pasurisë së Hajdarit po tentohet të bëhet politikë.
“Mos të përpiqet kryetari i grupit parlamentar të PDK një çështje krejtësisht teknike dhe madje ligjërisht edhe të ndryshuar nga ky Kuvend ta bëjë çështje politike sepse nuk qëndron”, tha ai.
“Nuk mund ta relativizioni deri në atë masë një dënim të tillë për mos deklarim të pasurisë, është vepër penale që është marr nga shkalla e parë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, prandaj vazhdimi i punës së kësaj ministre e cenon integritetin e kësaj ministrie, kjo tashmë e ka integritetin e cenueshëm”, tha ai.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin se do jetë e pastër dhe pa afera korruptive.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se Projektligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve siguron vendosjen e produkteve të sigurta në treg.
“Ligji i ri do të zbatohet për të gjitha produktet siguria e të cilave nuk rregullohet me rregullore të veçanta duke krijuar kështu një bazë ligjore funksionale për sigurinë e përgjithshme të produkteve. Sa i përket sigurisë së produkteve arsye kryesore për rregullimin e kësaj fushe përmes këtij ligji sigurimi i një nivel më të lartë të mbrojtjes të shëndetit dhe konsumatorëve që përdorin produktet si dhe përdoruesit të tjerë që përdorin produktet për nevojat në kryerje të veprimtarive profesionale. Do të siguroj vendosjen në treg të produkteve ekskulizivisht të sigurta dhe do të parandaloj prodhimin, importimin dhe vendosjen në treg të produkteve mashtruese dhe eksportimin e tyre”, tha ajo.
“Ne si LDK e kemi shqyrtuar në Komisionin për Ekonomi dhe ky projektligj arsyeshëm dhe është në të mirë të qytetarëve tanë“, tha ajo.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se ky ligj është i vonuar dhe i mirëseardhur por kjo qeveri nuk e ka fokusin te qytetarët.
E pas këtij debati, ku PDK kërkoi shkarkimin e vetë ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari me Projektligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve kaloi me 61 vota. /B.Ibishi/