Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka njoftuar se PDK, ka ftuar për ditën e nesërme seancë të jashtëzakonshme, ku do të flitet për çështjen e shlyerjes së borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimeve të koordinatores të Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihajalit me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Tahiri, ka thënë se që nga prilli i këtij viti, PDK-ja po kërkon themelimin e Komisionit hetimor, për të hetuar çështjen e shlyerjes së borxheve të ambalazhuesve së ujit, e cila është rreth 11 milionë euro.
E Tahiri, pati një pyetje për qytetarët, se kush është Dejona Mihali që të udhëheq kompaninë energjetike të vendit?
Sipas tij, Mihali e cakton edhe kohën kur duhet të ketë reduktime të energjisë elektrike e kur jo, e gjithashtu ka dorë edhe në kontratat një burimore.