Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.
Ndërsa, avokati Faton Fetahu tha se deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së qysh në fillim kanë paralajmëruar se një nismë e tillë është jokushtetuese, pasi disa ndërmarrje do t’i nënshtrohen kësaj ndërmarrje, duke krijuar kështu pabarazi juridike dhe ekonomike.
Shala theksoi se ekipi menaxhues i Fondit Sovran mbi bazën e rregulloreve të parapara, do të rregullojë fatin e mijëra punëtorëve të industrisë së rënë, Trepçës, KEK-ut, PTK-së dhe hekurudhave, i cili sipas tij, do të lë mijëra punëtorë pa asnjë kujdesie ligjore.
Ndërsa, avokati i PDK-së, Faton Fetahu tha se 11 nene të këtij ligji janë të papajtueshme më së paku me 7 nene të Kushtetueses, dhe i tillë është edhe neni i cili flet për rolin investues të Fondit Sovran, Ai tha se Qeveria në këtë mënyrë krijon monopol në treg , sepse Fondi Sovran do të zgjedhë dy ndërmarrje private sipas dëshirës së tij , pa kushte dhe pa kritere do të investojë , dhe në raport me këtë do të ketë diskriminime.