Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka quajtur korruptiv pushtetin aktual, derisa përmendi skandalet me rezervat shtetërore, kontratat njëburimore, mos deklarimin e pasurisë e keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Çitaku potencoi se në këtë mandat, qeveria aktuale më shumë ka pasur aktakuza ndaj zyrtarëve të saj sesa punë të kryera siç thotë ajo për të mirën e qytetarëve.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka kërkuar llogaridhënie nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë skandal.
Çitaku, në një konferencë për media, tha se PDK i jep mbështetjen e plotë organeve të drejtësisë, të cilat kanë marrë përsipër zbulimin e keqpërdorimeve milionëshe në këto tri vitet e fundit në fushën e energjisë.