PDK-ja merr këtë vendim për Fatmir Limajn
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
PDK-ja merr këtë vendim për Fatmir Limajn
Bedri Hamza11
11/05/2026 - 17:59
Linku u kopjua

18:30

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Hamza në një konferencë për media tha se Limaj gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të përkrah PDK-në si NISMA dhe në zgjedhjet e brendshme të ardhshme të partisë mund të bëhet pjesë e PDK-së.

Ndonëse sipas tij, kësaj radhe Limaj nuk do të jetë pjesë e PDK-së.

“Është një kërkesë që ne si PDK e kemi pranuar nga kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj. E kam mik, kam vlerësim shumë pozitiv për të… Sigurisht q4ëe Limaj në të ardhmen në procese të rregullta zgjedhore të brendshme është i mirëpritur që të jetë pjesë e PDK-se. Sa i përket garimit në këtë listë, fillimisht dihet të ndodh një përkrahje, një vullnet i mirë dhe pastaj në zgjedhjet e ardhshme do t’i trajtojmë në mënyrën më të duhur. Kësaj radhe, Limaj nuk  do të jetë pjesë e PDK-së”, tha Hamza.

Hamza tha se në mënyrë unanime me shumicën e mendimeve është marrë vendimi.

Ndërkohë, se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte pro Limajt në PDK, Hamza tha se ai nuk është anëtar i kryesisë së partisë.

I pyetur se a ka PDK-ja kandidatë për president, i njëjti tha se pas zgjedhjeve do të dalin për qëndrimet rreth kësaj pozite.

“Ne sot biseduam në kryesi, është organ vendimmarrëse ka shprehur mendimet e tyre, pjesa dërrmuese me unanimitët ka qenë që të veprohet në këtë mënyrë si vepruam.. Lladrovci është kryetar i Drenasit, anëtar i këshillit drejtues por jo i kryesisë… Pas zgjedhjeve do flasim edhe për institucione të tjera”, shtoi ai.

Përveç vendimmarrjes për Limajn, në kryesi u bisedua edhe për organizimin e zgjedhjeve.

Ai bën të ditur se ne listën bartëse të PDK-së do të ketë anëtarë të ri të cilët nuk kanë kandiduar asnjëherë për deputet.

“Një pjesë e madhe e tyre do të jenë që do të garojnë për herë të parë për deputet”, tha ai.

Ende asnjë subjekt politik nuk ka bërë publike listën përfundimtare për konditat për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.  

17:59

Partia Demokratike e Kosovës refuzon kërkesën e Fatmir Limajt për rikthim dhe garim në listën e kanidatëtëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kështu tha kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

PDK mbjati mbledhjen e Kryesisë sot pasdite.

Lajmi në zhvillim…


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026