PDK dënon ashpër djegien e dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit
Lexohet për: 3 min.
veturat
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër aktin e mbrëmshëm të djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vendparkimin e objektit të komunës.

“PDK u bën thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ta hetojnë dhe ta zbardhin sa më parë këtë rast, si dhe të angazhohen në parandalimin e akteve të tilla të mundshme. Rritja e interesimit të qytetarëve serbë që jetojnë në Komunën e Zveçanit për të drejtuar dhe shprehur nevojat e tyre ndaj komunës, si duket po i pengon grupet kriminale.  Kryetari i komunës, Ilir Peci dhe ekipi i tij mbeten të përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet nw komunikatë të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit.

Po ashtu, u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit të shfaqin qetësi e maturi dhe të bashkëpunojnë me organet e sigurisë në vend dhe me komunën.

PDK dënon ashpër djegien e dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër aktin e mbrëmshëm të djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vendparkimin e objektit të komunës. “PDK u bën thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ta hetojnë dhe ta zbardhin sa më parë këtë rast, si dhe të angazhohen në parandalimin e akteve të tilla të mundshme. Rritja e interesimit të qytetarëve serbë që jetojnë në Komunën e Zveçanit për të drejtuar dhe shprehur nevojat e tyre ndaj komunës, si duket po i pengon grupet kriminale. Kryetari i komunës, Ilir Peci dhe ekipi i tij mbeten të përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet nw komunikatë të PDK-së. Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit. Po ashtu, u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit të shfaqin qetësi e maturi dhe të bashkëpunojnë me organet e sigurisë në vend dhe me komunën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025