PDK anëtarësohet në Internacionalen Liberale
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Ottawa të Kanadasë, në mbledhjen e 206-të të Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Liberale (LI), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pa asnjë votë kundër, është bërë anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet pas pranimit vitin e kaluar në LIBSEEN, ALDE dhe sot në Internacionalen Liberale, zyrtarisht, PDK bëhet e vetmja parti nga Kosova e cila bëhet anëtare me të drejta të plota në të gjitha nivelet e organizatave më të mëdha politike - rajonale, evropiane dhe botërore.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ky është një lajm tejet i rëndësishëm për PDK-në.

“Anëtarësimi në Internacionalen Liberale, përveç që plotëson ciklin e ndërkombëtarizimit të PDK-së, fuqizon përkushtimin dhe vizionin tonë për ndërtimin e një shoqërie ku liria individuale, mundësitë e barabarta dhe drejtësia për të gjithë, pa dallim, do të jenë vlerat themelore. Urime të gjithë kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve tanë ky lajm kaq i madh dhe i rëndësishëm. Besoni në Kosovë – Besoni në PDK!”, ka thënë kryetari Krasniqi, thuhet në njoftim.

Në këtë takim PDK u përfaqësua nga Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Bernard Nikaj, i cili shpalosi kërkesën dhe vizionin e PDK-së.

Internacionalja Liberale është një organizatë e partive liberale dhe demokratike – e cila është themeluar në Oxford në vitin 1947. Aktualisht, Internacionalja Liberale – brenda vetes ka mbi 120 parti politike dhe organizata nga e gjithë bota.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024