Pavard paralajmëron Francën “favorite” për Italinë në Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
12-Pavard
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Benjamin Pavard e pranon se kombëtarja e tij franceze do të jetë ndër favoritët në Kampionatin Evropian Euro 2024, por paralajmëron se Italia e Luciano Spallettit nuk duhet të nënvlerësohet.

Pavard, një kampion i ri i titullit të Serie A me Interin, foli për “Repubblica” për Evropianin Euro 2024, raporton KosovaPress.

“Ne e dimë që jemi ndër favoritët. Ne kemi një ekip të madh dhe një trajner të madh, por ne nuk duhet të bëjmë shumë presion mbi veten tonë”, tha Pavard.

“Kemi luajtur në gara të mëdha, duke mësuar nga momentet e mira dhe të këqija. Tani duhet të luaj mirë në ndeshjet e fundit të Interit, duke shpresuar që Deschamps të më thërrasë”, shtoi më tej Pavard.

Po ashtu, Pavard tregoi edhe qëndrimin e tij për Italinë në Euro 2024.

“Nuk duhet nënvlerësuar. Spalletti është shumë i mirë dhe ka bërë mirë te Napoli. Ai ka futbollistë të mëdhenj, disa prej të cilëve luajnë me mua në Inter”, tha Pavard.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024