“Paul Pogba nuk ekziston më, kam vdekur”, çka po paralajmëron ylli francez?
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba e ka përshkruar vetën si të vdekur.

Pogba e bëri këtë pretendim alarmues pas ndalimit të tij nga futbolli për doping, duke thënë se ai "nuk ekziston më", raporton KosovaPress.

Pogba tha se si futbollist, sukseset dhe arritjet e dikujt mund të harrohen në një minutë.

Mesfushori francez aktualisht po vuan një pezullim prej katër vitesh, i cili iu dha për testimin pozitiv për metabolitët e testosteronit në sistemin e tij.

Pogba, aktualisht nën kontratë me Juventusin, bëri një pretendim rrëqethës në një intervistë të fundit, sipas “The Guardian Nigeria”, cituar nga “Sportskeeda”.

Ai tha: “Futbolli është shumë i bukur, por është mizor. Mund të bësh diçka të madhe dhe të nesërmen të jesh askushi. Kam mbaruar, kam vdekur. Paul Pogba nuk ekziston më”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024