Pasi i kontrollohet shtëpia arrestohet një person, policia i gjen dhe sekuestron lëndë narkotike
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Njësia e hetimeve antidrogë gjatë kryerjes së kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Halil Alidema”, në Ferizaj ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike.

“Gjatë kontrollit në cilësinë e provave janë gjetur dhe sekuestruar një shishe qelqi ku brenda kishte 12 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 4.68 gram, një pako qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 12 gram, një peshore digjitale, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 0.31 gram si dhe dy telefona celularë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari sipas njoftimit të policisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024