Trajneri i skuadrës të Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka dhënë një prononcim për KosovaPress pas ndeshjes derbi ndaj Dinamos të Ferizajit, ku skuadra e tij siguroi play-offin me një fitore bindëse me rezultatin 5-1.
Në deklaratën e tij, Munishi ka theksuar se rezultati nuk pasqyron realisht zhvillimin e lojës, duke vlerësuar kundërshtarin dhe organizimin e tij.
Në lidhje me kundërshtarin, Munishi e vlerësoi kundërshtarin si një klub shumë të organizuar dhe e ka falënderuar për mikpritjen. Ai ka theksuar se ndeshja ishte e rëndësishme, fantastike dhe korrekte, duke shtuar se vetëm kështu mund të ecet përpara.
“Kundërshtari është me të vërtetë një klub jashtëzakonisht i organizuar, i falënderoj për mikpritje. Falënderoj presidentin, të gjithë, trajnerin, stafin, të gjithë për një pritje shumë të mirë. Ndeshja ka qenë e rëndësisë së veçantë, por me të vërtetë është bërë një ndeshje fantastike, fair, korrekte edhe ne vetëm kështu mundemi me shkuar përpara” – ka thënë Munishi.“Mirë, mirë. Ne jemi duke punuar jashtëzakonisht mirë. Tash jemi duke u përgatitur edhe për barazh edhe çdo gjë është në rregull. Ato janë ndeshje të rëndësisë së veçantë, janë ndeshje të vështira edhe nuk i dihet asnjëherë’ – shtoi Munishi.
Ky prononcim vjen pas një ndeshjeje të rëndësishme ku Liria e Prizrenit siguroi play-offin me fitore ndaj Dinamos së Ferizajit.