Pas shumë vitesh, FC Besa Peja mbushi stadiumin në Pejë
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbi 2,000 spektatorë që ishin të pranishëm në një nga stadiumet e qytetit të Pejës patën mundësinë të ndiqnin spektakël në ndeshjen miqësore mes FC Besa Peja dhe KF Trepça.

Edhe pse ndeshja përfundoi me rezultat 0:0, pati raste të shumta që e entuziazmuan publikun e shumtë, të cilët ishin të etur për të parë një klub të qytetit me një performancë të tillë të bukur, raporton KosovaPress.

Kjo ishte ndeshja e parë testuese e FC Besa Peja pas prezantimit të klubit të dielën e kaluar, e cila pritet të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Një performancë kaq e mirë e klubit të sapoformuar kundër një ekipi me shumë përvojë si KF Trepça i jep shpresë pejanëve se FC Besa Peja do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për të kaluar në Super Ligë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024