Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Southamptonit dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për xhiron e 32 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit, Southampton barazoi 1:1 me skuadrën e Leeds United, kurse Chelsea u mposht në shtëpi kundër Brentfordit me rezultat 4:1, përcjell KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Southamptonin nuk do të paraqitet ylli shqiptar Armando Broja, i cili është i huazuar nga Chelsea te Southampton dhe si pjesë e marrëveshjes, Broja nuk mund të luajë kundër skuadrës së tij, ndërsa do të mungojnë edhe Long, Lyanco dhe McCarthy.
Në anën tjetër, te Chelsea do të mungojnë Chilwell, Hudson-Odoi, Lukaku dhe Ziyech.
Southampton (4-4-2): Forster; Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Ward-Prowse, Romeu, Armstrong; Adams, Armstrong
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Alonso, Kante, Loftus-Cheek, Kovacic; Mount, Havertz; Werner