Pas dy humbjeve radhazi, City i kthehet fitores në Premier Ligë
Lexohet për: 1 min.
21-City
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar edhe pesë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate interesante.

Pas afro 100 minutave lojë të zhvilluar në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur 2:1 Brightonin, raporton KosovaPress.

Golat për Cityn i shënuan Julian Alvarez (minuta e 7’) dhe Erling Haaland (minuta e 19’), kurse golin e nderit për Brightonin e shënoi Ansu Fati në minutën e 73’ të ndeshjes.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Newcastle United, e cila e mposhti me rezultat bindës, 4:0 skuadrën e Crystal Palace.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Liverpool 2:0 Everton

Bournemouth 1:2 Wolverhampton

Brentford 3:0 Burnley

Manchester City 2:1 Brighton

Newcastle United 4:0 Crystal Palace

Nottingham Forest 2:2 Luton

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024