Pas Coutinhos dhe Digne, Aston Villa transferon yllin e Arsenalit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Si duket ky afat kalimtar i transferimeve ka gëzuar tej mase tifozët e Aston Villas, ku kjo e fundit deri tani ka arritur të sigurojë shërbimet e Philippe Coutinhos dhe Lucas Digne.

Përveç këtyre dy transferimeve, klubi anglez ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Calum Chambers, përcjell KosovaPress.

Përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”, Aston Villa e ka konfirmuar se ka transferuar nga Arsenali mbrojtësin Calum Chambers, ku ky i fundit ka nënshkruar një marrëveshje për tre vite e gjysmë.

Chambers ishte produkt i akademisë së Southamptonit, para se të transferohej te Arsenali në vitin 2014. Po ashtu, ai ka kaluar në huazime te skuadrat si Middlesbrough dhe Fulham.

Këtë sezon, mbrojtësi anglez ka arritur të bëjë pesë paraqitje për “Topçinjtë”.

https://twitter.com/AVFCOfficial/status/1486787357353603072
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024