Gërshetimi i habitatit ujor me atë tokësor i shton vlerat natyrore dhe vizuale Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës”.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli në vëmendje këtë pasuri natyrore duke theksuar se habitatet tokësore përbëhen nga lloje të ndryshme shkurrore dhe drunore, të tilla si: frashëri, shkoza, cërmedelli, shparthi etj.
Liqenet e Ulzës dhe Shkopetit, pjesë të Bashkisë Mat, vetëm 60 kilometra larg kryeqytetit, kanë marrë vlerë të shtuar të një atraksioni të veçantë, me shpalljen zona bashkëmenaxhuese peshkimi.
Plani i bashkëmenaxhimit për liqenet e Ulzës dhe të Shkopetit u miratua në vitin 2018, duke përcaktuar që masat menaxhuese të peshkimit duhet të përputhen me statusin mjedisor të zonës.
Plani menaxhues me Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit vlerësohet nga institucionet si modeli më efikas në drejtim të ruajtjes dhe rritjes së rezervës së peshkimit, menaxhimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve të peshkimit./ATSH/