Ndonëse temperaturat ekstreme kaluan, ditët vijuese do të jenë me mot jostabil, shira, shtrëngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndersa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
Ditën e mërkure moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-2m/s.
Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.