Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot kryesisht të qëndrueshëm në vend, ku do të alternohen intervalet me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimeve meteorologjike, vetëm dita e premte mund të sjellë reshje të dobëta shiu në disa zona, raporton KosovaPress.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1°C deri në 8°C, me vlerat më të ulëta në zonat malore, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 18°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara në zonat malore. Temperaturat minimale nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet 18-22°C. Era nga veriperëndimi, 1-3 m/s.
Ditën e martë do të mban mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat minimale 1-4°C, maksimalet 21-24°C. Era nga verilindja, 1-5 m/s.Ndërsa, të enjten do të mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale 4-8°C, maksimalet 20-25°C. Era nga veriperëndimi, 1-6 m/s.
Ditën e premte moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale 4-8°C, maksimalet 19-22°C. Era nga veriperëndimi, 1-6 m/s.