Parandalohet kontrabanda me medikamente në Han të Elezit
Në pikën doganore te Hanit te Elezit, zyrtarët e Doganës parandaluan një tentim kontrabandimi të medikamenteve.
Në njoftimin e Doganës thuhet se fillimisht një automjet me targa kosovare u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automjetit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim.
“Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës. Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë: OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml - 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml - 20 pako, JARDIANCE 10 mg - 20 pako, RYBELSUS 14 mg – 8 pako, RYBELSUS 7 mg – 1 pako, RYBELSUS 3 mg – 1 pako”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së.