Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra dhe emigrantë nga Maqedonia e Veriut
Lexohet për: 2 min.
2-3-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia Kufitare në dy pikë kalime kufitare me Maqedoninë e Veriut, kanë ndaluar një kamion me mallë të kontrabanduar, si dhe katër shtetas sirianë, të cilët dyshohet se në Turqi kanë prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty.

Sipas Policisë, janë intensifikuar aktivitete në luftim të dukurive antiligjore ndër-kufitare në zonën e lindjes. Kështu, gjatë ditës së sotme 06.05.2022, janë parandaluar një rast ‘kontrabanda me mallra’ dhe një rast ‘kontrabanda me emigrant’.

“Në rastin e parë, ‘kontrabanda me mallra’, sot rreth orës 15:30, patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga territori i Maqedonisë ishte futur në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale. Në kamion kishte uji ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar. Kamioni drejtohej nga i dyshuari 29 vjeçar, mashkull kosovar. Kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore. Në rastin e dytë, ‘kontrabanda me emigrant’, sot në ora 15:55, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Han të Elezit, ka ardhur kamioni më targa të Shqipërisë dhe me drejtues 37 vjeçarin shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia. Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty. Rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025