Disa ditë nuk ndiheni aq produktiv dhe i ngazëllyer për punën. Madje mund të ndiheni edhe të dëshpëruar. Në ditë si këto mund të bindeni se keni nevojë për diçka më ndryshe - diçka më të madhe se ajo që jeni duke e bërë aktualisht.
Ndoshta ju jeni të pakënaqur në fushën tuaj të karrierës, ose ndoshta jeni thjesht të pakënaqur me punën tuaj aktuale, pagën apo rutinën. Cilado qoftë arsyeja juaj, lënia e punës është një vendim i madh. AkademiPune ua përcjell disa këshilla të vlefshme në paragrafët e mëposhtëm që do t'ju ndihmojnë ta arrini të një vendim i mençur.
Gjithashtu, sipas BLS, njerëzit e lindur midis 1954-1967 kanë ndërruar rreth 11 punë të ndryshme përgjatë moshave 18-50. Kjo mesatare pritet të jetë edhe më e lartë për disa punëtorë të lindur pas vitit 1967.
Megjithatë, nëse po planifikoni të largoheni nga puna dhe nuk keni tashmë një punë tjetër -nëse doni të udhëtoni, të gjeni veten, të filloni biznesin tuaj ose thjesht sepse nuk ju pëlqen shefi juaj - atëherë merrni një fletë letre dhe shkruani përgjigjet për dy pyetjet e mëposhtme.
Përse doni ta lini punën?
Mund të ketë miliona përgjigje të ndryshme për këtë pyetje, por në thelb, të gjitha ato ndahen në dy kategori: ose dëshironi të punoni diku tjetër, ose dëshironi të bëni diçka përveç punës. Nëse po mendoni të largoheni nga puna juaj aktuale sepse dëshironi të punoni diku tjetër, atëherë pse?
Të shkuarit drejt një mundësie më të mirë është i shëndetshëm, por të ikurit nga problemi pa u përpjekur ta gjesh një zgjidhje për të nuk është. Dhe në këtë rast pyetja që duhet t'ia bëni vetes është se çfarë jeni duke bërë?
Nëse aktualisht punoni për një kompani të mirë – një kompani me të ardhura të mira dhe me reputacion, një kulturë të shkëlqyer pune – por nuk ju pëlqejnë disa aspekte të punës suaj, atëherë duhet t'i jepni vetes kohë për të shqyrtuar vendimin tuaj me më kujdes.
Nëse personaliteti juaj nuk përshtatet me atë të një kolegu ose shefi, ose nëse thjesht jeni mërzitur dhe keni nevojë për më shumë përgjegjësi ose një pagë më të mirë, atëherë mos u dorëzoni pa i ndjekur këta hapa.
“Luftoni” për një situatë më të mirë. Në fund të fundit, ju keni investuar kohë dhe mund në këtë punë. Pse të mos e shqyrtoni se ku mund të arrini me kohën?
AkademiPune ju përcjell disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë nëse jeni në këtë situatë:
Ju kurrë nuk mund të arrini të vendosni se kush është shefi juaj ose të ndryshoni qasjen dhe mënyrën se si punojnë ata dhe ju duhet të jeni të gatshëm ta pranoni këtë nëse dëshironi të keni sukses në pozicionin tuaj aktual.
Punoni në veten tuaj
Kjo edhe mund të mos ju duket këshilla më e përshtatshme. Mësohuni të përballeni me realitetin pasi që gjatë gjithë karrierës suaj do të keni më shumë njerëz me të cilët përballeni. Ky është rasti ideal për tu mësuar t'i menaxhoni situatat.
Dhe nëse kjo nuk ndodhë përsëri kur të largoheni nga vendi i punës do t’ju duhet një referencë e shkëlqyer nga shefi juaj. Mos i digjni të gjitha urat, mbi të gjitha ruajeni integritetin tuaj. Do t’ju shpërblehet në fund.
Pasi ta keni bërë këtë atëherë bisedoni me atë person. Pyetni pse ata kanë një marrëdhënie kaq të mirë pune dhe kërkoni këshilla që mund t'i përfshini në marrëdhënien tuaj me shefin. Mund të mos bëheni kurrë miqtë më të mirë, por mund ta përmirësoni situatën aq sa të jetë e përballueshme– madje ndonjëherë mund të bëhet edhe e këndshme.
Mos lejoni që emocionet t’ju udhëheqin dhe t’ju detyrojnë të largoheni nga puna në një kompani të shkëlqyer. Gjeni një mënyrë për t'u ngritur dhe mundohuni t'i shihni gjërat nga një perspektivë më pozitive. Pastaj punoni shumë për të ndryshuar atë që mundeni.
Nëse i keni bërë të gjitha këto ose nëse pasi t'i keni ndjekur të gjitha këto udhëzime dhe vendimi juaj për tu larguar nuk ka ndryshuar atëherë e mira e kësaj është se ju po largoheni pa lënë një shije të keqe brenda kompanisë.