Para ndeshjes me Gironan, Reali merr lajm të keq
Lexohet për: 1 min.
3-Rudiger
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Real Madridi do të përballet sonte me skuadrën e Gironas, ndeshje kjo mes liderit dhe vendit të dytë në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në “Santiago Bernabeu”, raporton KosovaPress.

Reali do të jetë me mungesa në ndeshjen e sotme, respektivisht pa mbrojtësit, David Alaba, Nacho Fernandez e Eder Militao, dhe portierin Thibaut Courtois.

Ndërkaq, “Galaktikët” morën një goditje të rëndë sot, pasi që u konfirmua që edhe mbrojtësi Antonio Rudiger do të mungojë.

“Pas testeve mjekësore të bëra sot, Rudiger është diagnostikuar me një lëndim në muskul në pjesën e majtë të kofshës së tij”, shkruante në komunikatën e Realit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025