Papa thotë se antisemitizmi është “mëkat kundër Zotit”
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Të gjitha manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit janë një mëkat kundër Zotit, sipas Papës Françesku cituar nga e përditshmja e Vatikanit L'Osservatore Romano të shtunën.

Në një letër drejtuar "vëllezërve dhe motrave hebrenje të Izraelit” raportohet se Papa ka thënë: “Rruga që Kisha ka filluar me ju, populli i lashtë i Besëlidhjes, refuzon të gjitha format e antijudaizmit dhe antisemitizmit, duke dënuar pa mëdyshje manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit si mëkat ndaj Zotit”.

L'Osservatore Romano raporton se letra e Papës iu dërgua teologut Karma Ben Johanan, një nga promovuesit e një apeli drejtuar Papës, i nënshkruar nga rreth 400 rabinë dhe studiues për konsolidimin e miqësisë hebrenjo-krishtere pas sulmeve brutale të 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit që ndezi luftën në Gaza. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024