Papa thirrje për t'i dhënë fund luftës në të gjitha frontet përpara Krishtlindjes
Bota
Lexohet për: 1 min.
Papa thirrje për t'i dhënë fund luftës në të gjitha frontet përpara Krishtlindjes
Foto Arkivë
5 orë më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku bëri thirrje për armëpushim në të gjitha frontet e luftës në lutjen e tij të sotme përpara Krishtlindjes, duke dënuar mizorinë e bombardimeve të shkollave dhe spitaleve në Ukrainë dhe Gaza.

"Le të heshtin armët dhe le të kumbojnë këngët e Krishtlindjes. Le të lutemi që në Krishtlindje të ketë një armëpushim në të gjitha frontet e luftës, në Ukrainë, në Tokën e Shenjtë, në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën”, tha ai.

Françesku kujtoi Ukrainën e shkatërruar, e cila është ende e prekur nga sulmet në qytete. Ai shprehu gjithashtu dhimbjen për tmerret e luftës në Gaza.

Papa, i cili javën e kaluar mbushi 88-vjeç, dukej në formë të mirë sot pasi dje u njoftua se kishte një ftohje të lehtë. Të martën ai do të kryesojë festimet e Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024