Papa Françesku: Le të festojmë një Krishtlindje më modeste, dërgojmë atë që kursejmë në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku ftoi besimtarët e krishterë në mbarë botën në një festë më modeste të Krishtlindjes këtë vit, në mënyrë që të ndihmonte ukrainasit me “gjeste konkrete mëshirë”.

“Është bukur të festosh Krishtlindjet dhe të bësh festime, por ju ftoj të ulni sadopak nivelin e shpenzimeve për Krishtlindje. Le të festojmë një Krishtlindje më modeste dhe të dërgojmë atë që kursejmë për qytetarët e Ukrainës që kanë nevojë për të”, tha Papa.

Papa Françesku ka kërkuar vazhdimisht dërgimin e ndihmës në Ukrainë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Vatikani ka organizuar disa përpjekje humanitare për të ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë një donacion veshjesh këtë muaj për t'u siguruar ukrainasve veshje të ngrohta termike për shkak të mungesës së ngrohjes dhe energjisë elektrike në vend të shkaktuar nga sulmet me raketa ruse në infrastrukturën ukrainase.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024