Papa: Ata që bëjnë luftë janë hajdutë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Papa: Ata që bëjnë luftë janë hajdutë
PAPA
26/04/2026 - 14:12
Linku u kopjua

Papa Leo ka dënuar ashpër luftërat dhe ata që i nxisin ato, duke i cilësuar si “hajdutë” që u marrin njerëzve të ardhmen e paqes dhe qetësisë.

Gjatë meshës në Bazilika e Shën Pjetrit, Papa u bëri thirrje besimtarëve që të zgjedhin mes besimit në Zot, i cili sipas tij “nuk vjen për të na vjedhur asgjë”, dhe atyre që, pavarësisht paraqitjes, cenojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor, shkruan ANSA.

Duhet të zgjedhim nëse do t’i besojmë Zotit, i cili “nuk vjen për të na vjedhur asgjë”, apo “hajdutëve”, domethënë “atare që pavarësisht pamjes, na e shtypin lirinë ose nuk e respektojnë dinjitetin tonë”, dhe mbi të gjitha, “atare hajdutëve që, duke plaçkitur burimet e tokës, duke bwrw luftëra të përgjakshme ose duke nxitur të keqen në çfarëdo forme, nuk bëjnë gjë tjetër veçse na grabitin të gjithëve mundësinë e një të ardhmeje paqeje dhe qetësie”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026