Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja në panelin e sotëm për ekonomi të Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur mbi zhvillimin ekonomik të vendit gjatë qeverisjes së kësaj partie.
Ai tha se pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur ngritje të fitimit të bizneseve në raport me qeverisjet e kaluara, shifër kjo e cila tij po shkon drejt trefishimit.
Muja tha se rritja ekonomike duhet të përcjellë edhe mirëqenien ekonomike të qytetarëve. Ai ka folur edhe për formalizimin e ekonomisë në veri dhe rregullimin e çështjes së pagesave për energjinë e shpenzuar elektrike.
Ai ka thënë gjithashtu se numri i bizneseve që po regjistrohen në veri është në rritje dhe se shërbimet kadastrale për herë të parë janë vendosur në atë pjesë.