Pasi ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin mori pjesë në Suboticë në aksionin për “ndalimin e kundërvajtjeve të kryera nga emigrantët”, i cili u krye nga një grup operativ me urdhër të tij, pati reagime nga opozita dhe shoqëria civile në Serbi.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së serbe, grupi operativ ishte i përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Policisë Kriminale, Xhandarmërisë, Njësisë Speciale Anti-terror, Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë, Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, Agjencisë së Sigurisë e Inteligjencës dhe policia e Beogradit, Somborit, Suboticës dhe Kikindës.Për këtë veprim çnjerëzor dhe poshtërues të ministrit të Brendshëm, i cili bëri një deklaratë mjaft raciste duke thënë se “Serbia nuk është parking për mërgimtarët”, ka reaguar nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq.
"Dërgoni urgjentisht Vulinin për një ekzaminim psikiatrik! Dhe ndaloni këtë keqtrajtim të njerëzve! Ai po shkatërron vendin tonë me indiferencë ndaj njerëzve që po ikin nga mundimi i tmerrshëm i vendeve të tyre. Kështu u jepet drita jeshile e grupeve dhe patrullave të ndryshme naziste", thuhet në reagimin e Tepiqir në Twitter.
"Një fundërrinë raciste, nacionaliste dhe homofobike! Ky është ai! Pronari i një partie të vogël që mban një ministri të madhe", shkruan Beshiri.
Një koment të ashpër ka bërë edhe Ivan Videnoviq, profesor i asociuar në Universitetin e Beogradit, duke e krahasuar këtë trajtim të migrantëve me gjenocidin në Srebrenicë.
Konventa për të Drejtat e Njeriut, e cila është gjithashtu në fuqi në Serbi në nenin tre, thotë se çdo torturë e individëve ose grupeve është e ndaluar.
"Askush nuk duhet t'i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues", thuhet në konventë.