Në Bruksel, emisarët evropianë po zhvillojnë takime dypalëshe me krerët e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh.
Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.
Në një deklaratë për media, para nisjes së takimeve, Borrell tha se takimet paraprake të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të diskutohet për hapat drejt zbatimit të marrëveshjes. /REL/