Pajaziti: S’do të përdorim dhunë për të rrëzuar Kurtin
Lexohet për: 2 min.
pajaziti-190723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës insiston në mbajtjen e zgjedhje të reja të parakohshme. Në partinë më të madhe opozitare në Kuvend, konsiderojnë se zgjedhjet e reja të përgjithshme janë të domosdoshme për t’i dhënë fund Qeverisë së Kosovës, por theksojnë se s’do të përdorin dhunë për të rrëzuar kryeministrin Albin Kurti.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, thotë për KosovaPress se çdo ditë që vazhdon Qeveria Kurti është e dëmshme për vendin, pas siç i cilëson ai, diskutimeve me kriminelë serbë, aferave korruptive dhe qasjes me aleatët ndërkombëtarë.

Megjithatë, Pajaziti e pranon se momentalisht nuk i kanë numrat për të rrëzuar ekzekutivin, por bën thirrje që të shpërndahet Kuvendi ose të jap dorëheqje kryeministri Kurti.

Sipas Pajazitit, Kosova është e bllokuar në rrafshin e brendshëm dhe izoluar në aspektin ndërkombëtar.

Ai kritikon kabinetin qeveritar por edhe mazhorancën në Kuvend se po sillet me arrogancë ndaj opozitës.

Pajaziti përmendi, siç thotë ai, dhunën që pushteti po ia bën opozitën, teksa tha se një gjë të tillë nuk e kishte bërë PDK-ja sa ishte në pozitë.

Pajaziti kujton një rast sa ishte shef i grupit parlamentar të PDK-së, kur kishte parandaluar konfrontimin fizik të ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku me kryetarin e tanishëm të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Krahas këtyre, Pajaziti kritikon Kurtin edhe për qasjen e tij në raport me dialogun me Serbinë.

Derisa sot po zhvillohet takimi i kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel, ai thotë se Kurti po krijon probleme në veri, pastaj po zmbrapset.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025