Pahor përgatit propozim për dialogun
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor po përgatit një draft-kornizë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron së pari të koordinohet me shefin e diplomacisë evropiane, shtetet anëtare të BE-së dhe Quintin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Pahor përmes një postimi në rrjetin social X. Slloveni më herët ka shfaqur dëshirën për të pasuar Miroslav Lajçak në postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe kjo është mbështetur nga presidenti Robert Golub dhe shefja e diplomacisë Tanja Fajon.

“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”. “Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për EUSR për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të BB-së, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e dytë”, ka shkruar Pahor. Lajçak ka mandat për dialogun deri në shtator, kur do të marrë detyrën e re si ambasador i BE-së në Zvicër. Në postin e tij aktual ende nuk është caktuar askush zyrtarisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024