Padia e Ronaldos ndaj Juventusit, caktohet data e gjykimit
Lexohet për: 1 min.
5-Gjykata
1 vit më parë
Linku u kopjua

Çështja ligjore e Cristiano Ronaldos kundër Juventusit për pagat e papaguara gjatë pandemisë Covid-19 do të shqyrtohet më 4 tetor.

Sulmuesi portugez po kërkon 17.15 milionë funte neto, që ai thotë se klubi i premtoi kur pranoi të shtynte pagat gjatë izolimit në pandemi, raporton KosovaPress.

Me pezullimin e futbollit në Itali, lojtarët e Juventusit së bashku ranë dakord për atë që u përshkrua si një "manovër pagash" në mars të vitit 2020.

Një shtyrje e dytë u ra dakord në vitin 2021, pasi klubi vazhdoi të luftonte financiarisht, por negocioi individualisht me secilin lojtar dhe agjentët e tyre.

Ronaldo, 38 vjeç, i cili tani luan në Arabinë Saudite për Al Nassrin, ka vendosur se dëshiron t’i marrë paratë që Juventusi i detyrohet.

Ai ka kërkuar dokumentet përkatëse nga Prokuroria Publike e Torinos dhe tani “Gazzetta dello Sport” thotë se gjyqi do të fillojë të mërkurën e javës së ardhshme.

Ronaldo kaloi tre sezone të plota me Juventusin midis vitit 2018 dhe 2021, duke shënuar 101 gola në 134 ndeshje dhe duke e ndihmuar klubin të fitojë dy tituj të Serie A dhe një Kupë të Italisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025