Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar padi kundër kryetarit të kryeqytetit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe nënkryetares së kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili, të cilët po i akuzon për shpifje ndaj saj në lidhje me rastin e rrugës A.
Pacolli para se të dorëzonte padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka thënë se po ngrit padi për shpifje dhe fyerje ndaj saj.
E pyetur se si e ka pritur akuzën e kryetarit Rama drejte motrës së saj, ajo u shpreh se “edhe pse jemi motra biologjike, të dyja bëjnë punën tonë”.
Ajo shtoi se Vlora Pacolli motra e saj nuk mundet të merr vendime vet sepse rastet caktohen sipas rregullave dhe jo veç e veç.
“Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet." - ka shkruar Abdixhiku, duke aluduar në motrën e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot. Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me familjarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Dhjetëra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital. Nuk do t’i lejojmë. Rrua e Re dhe rruga A nuk ndalen. Prishtina dhe Kosova do të bëhen ”, kishte shkruar kohë me parë kreu i LDK-së.