(Pa)barazia gjinore në Kosovë, kërkohet zbatimi i ligjeve
Lexohet për: 2 min.
konjufcaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zbatim më të madh të ligjeve që sigurojnë barazinë gjinore në Kosovë, u kërkua sot në konferencën rajonale të organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e  Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se perspektiva parlamentare për barazinë gjinore është në rrugën e duhur, derisa theksoi se s’duhet të ketë kompromise deri në arritjen e plotë të barazisë gjinore.

“Baza e jetës sonë është barazia mes burrave dhe grave. Pastaj krijimi i kushteve të nevojshme sociale, ekzistenciale dhe jetësore që njerëzit të mund të jetojnë në vendin e tyre dhe të shohin perspektivë në vendin e tyre. Tek e fundit, këto janë elementare edhe për mirëfunksionimin e shteteve”, tha Konjufca.  

Zbatim më të madh të dispozitave ligjore për barazinë gjinore kërkoi edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi.

Megjithatë, udhëheqësja e bashkëpunimit austriak për zhvillim në Kosovë, Sandra Horina tha se në Kosovë ekzistojnë pabarazitë gjinore dhe veçmas stereotipat ndaj grave, të cilat duhet të adresohen nga institucionet relevante.

Në anën tjetër, kryesuesja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Kosovës, deputetja Fatmire Kollçaku, tha se direktivat e BE-së për barazi gjinore duhet të jenë udhërrëfyes për secilën qeveri në Kosovë.

Angazhim më të madh të institucioneve për krijimin e barazisë gjinore kërkuan edhe pjesëmarrësit të tjerë në këtë konferencë rajonale./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025