OVL-UÇK: Mospajtimet politike nuk mund të kthehen në sulm ndaj luftës çlirimtare
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
OVL-UÇK: Mospajtimet politike nuk mund të kthehen në sulm ndaj luftës çlirimtare
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon ashpër gjuhën fyese të përdorur ndaj ish-ushtarëve dhe komandantëve të luftës çlirimtare.
“Të quash një gjeneral të UÇK-së “njeri i Serbisë”, ata që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, është e ulët, e papranueshme dhe politikisht helmuese. Asnjë interes partiak, asnjë mëri personale dhe asnjë rivalitet mes politikanëve nuk i jep askujt të drejtën të njollosë luftën çlirimtare apo të çnderojë burrat që derdhën gjakun për këtë shtet”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Sipas kësaj organizate, ajo që po shohim tani, një fushatë përshkallëzuese fyerjesh, etiketimesh dhe urrejtjeje e drejtuar ndaj veteranëve të UÇK-së dhe komandantëve të tyre
“Nuk është debat demokratik. Është degradim moral. Dëmtohet jeta publike, thellohen ndasitë dhe sulmohet vetë themeli mbi të cilin u farkëtuan liria dhe sovraniteti i Kosovës.
Kërkojmë që çdo subjekt politik dhe mbështetësit e tyre të distancohen qartë dhe menjëherë nga një gjuhë e tillë. Mospajtimet politike nuk mund të kthehen në sulm ndaj luftës çlirimtare. Kushdo që e shkel këtë kufi, do të përballet me përgjigjen tonë të vendosur, publike dhe të pakompromis”, thuhet në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.