Osmani: Zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve ishte përpjekje për zhdukjen e një populli
Lexohet për: 2 min.
Konferenca-Vjosa-Osmani-Bajram-Begaj-9-of-18
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me rastin e 27 prillit, ditës së të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

“Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka thënë Presidentja Osmani.

https://kosovapress.com/admin/familjet-e-personave-te-zhdukur-kane-te-drejte-ta-dine-te-verteten/

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta.https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bshenohet-dita-e-te-pagjeturve.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bshenohet-dita-e-te-pagjeturve/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpropozohet-te-ndalen-dritat-ne-diten-e-te-pagjeturve-te-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025