Osmani vizitoi Tetovën, u nderua me Çelësin e Qytetit
Lexohet për: 1 min.
osmani 1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është nderuar me Çelësin e Qytetit nga Komuna e Tetovës.

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ajo është pritur në takim edhe nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ku është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit me komunat e Kosovës.

Lidhur me këtë vizitë ka njoftuar Zyra e Presidencës, duke theksuar se Osmani e ka vlerësuar rolin historik të Tetovës për shqiptarët.

E nderuar që vizitën në Tetovë ta filloj me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami, një simbol i përkushtimit tonë të çdoditshëm për të qëndruar pranë bashkëkombasve tanë”, ka thënë Osmani.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Osmanit në Maqedoninë e Veriut.

https://kosovapress.com/admin/osmani-ne-shkup-e-ardhmja-e-vendeve-tona-eshte-ne-familjen-euroatlantike/

Të mërkurën ajo është pritur me nderime shtetërore nga homologu i saj, Steve Pendarovski, dhe i është drejtuar me një fjalim deputetëve të Kuvendit.

https://kosovapress.com/admin/osmani-kerkon-investime-ne-komunat-shqiptare-ne-rmv-te-garantohet-perdorimi-i-shqipes/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024