Presidentja Vjosa Osmani uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të mot-motit duke thënë se 2024-ta të jetë një vit në të cilin të gjithë do të ndihen të vlerësuar, duke mos u zmbrapsur përpara sfidave dhe duke përmbushur aspiratat si shoqëri dhe shtet.
Ajo ka thënë se 2023-ta ishte një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe shpirtit të palëkundur kundrejt sfidave, teksa 2024-ta është mundësi e mirë për të hapur perspektivë të re për të gjithë, për ta rritur shpresën, besimin dhe angazhimin se krahas me ndryshimin e viteve, do të jemi më mirë se në vitin e mëparshëm.
Urojmë që ky vit i ri t'i sjellë të gjitha të mirat për të gjithë qytetarët tanë. Më shumë dashuri për të vegjlit tanë, më shumë suksese për rininë tonë, më shumë begati për punëtorët e pensionistët tanë dhe më shumë kujdes, humanizëm e solidaritet për të pambrojturit dhe për ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Osmani.
E para e shtetit tonë një falënderim të veçantë ka për të gjithë ata që në këtë natë ndërrimi të mot-motit kujdesen për shëndetin dhe sigurinë e vendit tonë, si dhe për të gjithë të tjerët në krye të detyrës.