Osmani uron Ditën e Forcës: FSK, e gatshme t’i bashkohet NATO-s
Lexohet për: 2 min.
Vjosa, FSK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar vendin për Ditën e Forcës. Në vizitën e saj në kazermën “Adem Jashari”, përkrah kryeministrit Albin Kurti, ajo tha se kjo ditë është ditë krenarie për të gjithë, për të cilën është derdhur shumë gjak.

Ajo vlerësoi rolin e FSK-së për sigurinë e rajonit, për të cilën tha se është trajnuar sipas standarteve të NATO-s.

“Sot është dita e FSK-së, është ditë krenarie jo vetëm për ushtarët e ushtrisë sonë, por edhe  për secilin qytetar, ditë kur kujtojmë ditën e sakrificës së madhe të popullit tonë për të ardhur në këtë ditë për të cilën është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Jam e bindur secili ushtar e ushtare e mban me krenari uniformën, prandaj edhe është i gatshëm të jap edhe jetën për atdheun nëse është nevoja. Sot FSK është forcë e trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s, forcë e cila jep kontribut jo vetëm për paqen në rajon, por edhe përtej.  Duke shërbyer krah forcave amerikane, britanike e ushtrive tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës, kështu duke dëshmuar se FSK është e gatshme t’i bashkohet NATO-s. Si Komandante Supreme shihet në botë sesa admirohen sukseset e kësaj ushtrie”, tha e para e vendit.

Osmani, e cila gjithashtu ka rolin e Komandates Supreme të FSK-së, u zotua se do të krijohen kushte më të mira për ushtarët e vendit, në mënyrë që të rritet vullneti i tyre për punë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025