Osmani thotë se në COP28 u prezantua vizioni i Kosovës përmes projekteve inovative
Lexohet për: 2 min.
407986954_893803422104198_6695640598111584775_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kosova për herë të parë në historinë e saj mori pjesë në nivel të kreut të shtetit në konferencën globale për ndryshime klimatike COP28, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Presidentja Vjosa Osmani në një shkrim në Facebook ka folur për takimet e shumta që ajo kishte gjatë këtij forumi, si dhe temat e diskutimeve.

“Mikpritje e përkrahje e jashtëzakonshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, takime me liderë nga mbarë bota e thellim i bashkëpunimit. Krahas takimeve, prezantuam vizionin e Kosovës përmes projekteve inovative dhe partneriteteve me aleatë ndërkombëtar për t’i tejkaluar me sukses sfidat klimatike, duke siguruar një të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, përveç takimit me presidentin e Emirateve, Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Osmani gjatë konferencës në Dubai zhvilloi takime edhe me të deleguarin e presidentit të SHBA-së Joe Biden, ish-sekretarin John Kerry, presidentët e Indonezisë, Kenias, Surinamit, Sllovenisë, Bullgarisë, Nigerisë, Gambisë, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrat e Shqipërisë, Danimarkës, Eswatinit, Çekisë, Antigua e Barbuda, Suedisë, Sao Tome dhe Principe, Libanit, mbretin e Lesotos dhe liderë të tjerë.

Integrimet evropiane, Osmani: Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Suedinë - KosovaPress

Osmani takon homologen Musar, diskutojnë për forcimin e lidhjeve Kosovë-Slloveni - KosovaPress

Osmani-von der Leyen diskutojn֝ë për afrimin e Kosovës me BE-në - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024