Osmani takon Radev, diskutojnë thellimin e raporteve Kosovë-Bullgari
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Bullgari, është pritur sot në takim në Sofje nga homologu i saj bullgar Rumen Radev.

Osmani falënderoi Radev për mbështetjen e fortë të Bullgarisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutuan rezultatet e punës së përbashkët dhe vazhdimi i thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e vendit tonë ndodhet për vizitë në Bullgari me ftesë të ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.

Në bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton, Osmani potencoi se parakusht për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara janë liria, paqja e demokracia.  Ajo falënderoi Hillary Clinton, ish-presidentin Bill Clinton dhe popullin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës.

Ndryshe, Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve botërorë për ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfida globale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024