Osmani takon në Pragë zv.ndihmës sekretarin e ri të SHBA për Ballkanin
Lexohet për: 1 min.
V.Osmani-A. Kasanof 2
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me zëvendës ndihmës sekretarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Ajo ka thënë se në takim u bisedua mbi angazhimin e shtuar amerikan për paqe në rajon dhe procesin e dialogut.

“Kënaqësi të takoj në Pragë, zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit Alexander Kasanof. Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Osmani.

Gjatë ditës, Osmani ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e ri britanik për Evropën Stephen Doughty, si dhe ka folur mbi raportet me SHBA-në dhe shkaqet e ngecjes në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024