Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, gjegjësisht, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadorin Francës, Olivier Guerot, zëvendës shefen e Misionit të Shteteve të Bashkuara, Alyson Grunder, si dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë, hapat e mëtutjeshëm, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë.
Osmani po ashtu theksoi se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive karshi dialogut me Serbinë, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për një proces i cili kontribuon në paqe, siguri dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend e rajon.