Osmani takohet me presidentin kroat, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Takimi ka ndodhur në margjina të NATO-s, në Washington D.C.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo ka shkruar se temë diskutimi ka qenë aspirata e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë.

“Si zakonisht, një takim produktiv me Presidentin e Kroacisë Zoran Milanović, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. Diskutuam aspiratën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024